Aktualitet

Ujërat e zeza problem në Lezhë, gratë shtatzëna përfundojnë të helmuara në spitale

Qytetarët shprehen se ujërat e zeza bashkë me një fabrikë përpunimi të mbetjeve e bëjnë zonën vështirësisht të banueshme.

13 Maj 2022, 13:56 Nga DOSJA
Ujërat e zeza problem në Lezhë, gratë shtatzëna
Pamje nga Lezha

LEZHË- Qytetarët e Lezhës janë tepër të shqetësuar për shkak të situatës së rënduar me ujërat e zeza në zonën e njohur si ish-ushqimorja. Shirat e dendur të rëna kohët e fundit kanë sjell bllokimin e pusetave të ujërave të zeza duke shkaktuar ndotje të ambientit por edhe shpërndarjen e një ere mbytëse për banorët e asaj zone.

Në një prononcim për FaxNews, qytetarët shprehen se ujërat e zeza bashkë me një fabrikë përpunimi të mbetjeve e bëjnë zonën vështirësisht të banueshme.

“Bashkia ka dhënë fondin për rehabilitimin e ujërave te zeza por kompania që është përgjegjëse nuk ka kryer detyren e saj. Shumë herë kemi derguar banorë në urgjencë per shkak se era e keqe u shkaktonte helmim sidomos grave shtatzëna dhe fëmijeve. Unë vuaj nga astma dhe keto probleme ma kane veshtirësuar akoma me shume frymëmarrjen,”- thotë një prej banorëve.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll