Aktualitet

Aksidentoi të miturin në Gjirokastër/ Arrestohet autori, nëna dhe i vëllai kundështojnë policinë

Ai u largua nga vendi i ngjarjes mirëpo u kap një ditë më pas.

13 Maj 2022, 13:47 Nga DOSJA
Aksidentoi të miturin në Gjirokastër/ Arrestohet autori,

GJIROKASTËR- Është vënë në pranga 30-vjeçari i cili një ditë më parë aksidentoi një të mitur në Gjirokastër. Policia informon se personi me inicialet K.J, banues në Këlcyrë, teksa drejtonte mjetin 'Opel', aksidentoi një të mitur. Ai u largua nga vendi i ngjarjes mirëpo u kap një ditë më pas. Policia informon se është proceduar edhe nëna e vëllai i tij, pasi tentuan të kundërshtonin policinë për arrestimin e të afërmit të tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksidentoi me automjet një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Gur, Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, aksidentoi një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe pas pak orësh kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Gjithashtu, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi K. J. (vëllai i drejtuesit të mjetit), si dhe u procedua nëna e tyre, shtetasja A. J., për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll