Politike

Situatë e nxehtë në Shkodër? Voltana Ademi e prerë: Nuk lëshoj zyrën, derisa të kemi proces të rregullt zgjedhor

20 Korrik 2019, 17:10 Nga DOSJA
Situatë e nxehtë në Shkodër? Voltana Ademi e prerë: Nuk

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e saj, përsa i përket mandatit 4 vjeçar, i cili sipas ligjit përfundon muajin tjetër.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi shprehu me bindje se do të vijojë të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri kur qytetarët shkodranë të zgjedhin të lirë të zgjedhurit vendorë. Sipas saj, qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta për opozitën.

Unë kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjecar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë, mbaron kur ka zgjedhje.

Ne nuk po flasim për t’u përshëndetur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Legjitimiteti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës.” u shpreh Ademi.

Marrë nga Ballkan Web

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e shkodrës voltana ademi zgjedhjet 30 qershor 2019 bashkia e shkodrës voltana ademi zgjedhjet 30 qershor 2019

Sondazh

Poll