Politike

Basha në Kurbin: 1 në 3 familje nuk mbyll muajin prej plaçkitjes së Ramaës, 30 qershori një farsë

20 Korrik 2019, 16:55 Nga DOSJA
Basha në Kurbin: 1 në 3 familje nuk mbyll muajin prej

KURBIN– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e zoëns së Kurbinit kur ka ritheksuar edhe njëherë se kryeministri Edi Rama është braktisur nga populli në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në mbledhjen me strukturat e PD-së në Laç, Basha diskutoi edhe problemet e ekonomike që kalon gjithmonë kjo zonë. Kryedemokrati u shpreh se 1 në tre familje nuk mbyll dot muajin për shkak të plaçkitjes që po u bën Rama njerëzve. 

Basha u shpreh më tej se fakti që njerëzit e kanë refuzuar kryeministrin më datë 30 qershor do ët thotë se ata besojnë në vizionin e Partisë Demokratike. 

Ai theksoi më tej se do t kthejë këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar.

Pjesë nga fjala e Lulzim Basha

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë, vjen prej grabitjes dhe plaçkitjes që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht hajdutësh.

 Shumica absolute që refuzoi Ramën më 30 qershor është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë.

Po të heqim pjesëtarët e administratës, të cilët u sollën me forcë në proces dhe lanë në fletëvotime dëshmitë “më detyruan”, del se as 1 në 3 socialistë nuk u bë pjesë e kësaj farse.

1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës”, theksoi lideri i opozitës. “Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njejrëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

30 qershori është refuzim i Edi Ramës, është thirrje për ndryshim. Kjo thirrje i drejtohet para së gjithash Partisë Demokratike.

Refuzimi kombëtar i 30 qershorit është një përgjegjësi e madhe për ne, për ta kthyer këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne kurib lulzim basha zgjehdjet e 30 qershorit basha ne kurib lulzim basha zgjehdjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll