Politike

30 qershori/ Kolegji Zgjedhor vendos të hënën për Këshillat Bashkiakë, shqyrtohen edhe akuza e “Bindjes”

20 Korrik 2019, 14:55 Nga DOSJA
30 qershori/ Kolegji Zgjedhor vendos të hënën për

TIRANË- Ditën e hënë Kolegji Zgjedhor do të marrë në vijojë me punimet për vlefshmërinë e mandateve të zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Të hënën do të shqyrtohen kërkesat për 7 bashki: Devoll, Kuçovë, Konispol, Memaliaj, Ura Vajgurore, Përmet dhe Poliçan.

Ndërsa të martën për 13 të tjera, të cilat janë: Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin.

Pas kësaj vendimmarrje, javën që vjen do të nisë edhe konstituimi i këshillave dhe nisja e punës nga ana e kryebashkakiëve të sapozgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Para datës 12 gusht, ditë kur edhe u mbaron mandati, kryebashkiakët e vjetër do të duhet që të zbrazin zyrën dhe t’i lënë vendin pasardhësve.

Gjithashtu në Kolegj do të shqyrtohet edhe kërkesa e Bindjes Demokratike, e cila pretendon se i janë marrë vota. 

Vendimet nuk janë marrë në KQZ pasi kreu i saj Klement Zguri ka votuar kundër me pretendimin se njeh vetëm dekretin e presidentit Meta.

Po cili është skenari që do të ndjekin kryebashkiakët e opozitës, të cilët bojkotuan zgjedhjet?

Sekretari Ligjor i PD-së, Çlirim Gjata dhe vetë kryebashkiakët kanë paralajmëruar se nuk do t’i lëshojnë zyrat e tyre pasi nuk i njohin zgjedhjet. Sipas tyre, presidenti Meta me dekretin e tij i anuloi ato dhe ata njohin vetëm zgjedhjet e 13 tetorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshillat bashkiak kolegji zgjedhor lirimi i bashkive zgjedhjet e 30 qershorit keshillat bashkiak kolegji zgjedhor lirimi i bashkive zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2019, 06:02

Tiranë-  Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dorëheqjen nga posti i tij pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjyk...