Politike

Hajdari flet për krizën politike, tregon çfarë e mban në parlament. A do të hapen negociatat?

20 Korrik 2019, 18:55 Nga DOSJA
Hajdari flet për krizën politike, tregon çfarë e mban

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një intervistë për “VOA”, teksa foli për krizën politike në vendin tonë. Hajdari u shpreh se ka vetëm një arsye që e mban në parlament dhe ajo është fakti që ajo nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore.

Deputetja u shpreh se partitë opozitare,, si PD-ja dhe LSI-ja që braktisën Kuvendin duke djegur mandatet.

Unë nuk bëj dot kompromis me parimet e mia demokratike, nuk eci dot në kundërshtim me rrymën perëndimore. Më 11 mars të 2019 vendosa të qëndroj në parlament për një arsye, sepse mendova që vendimi i PD dhe opozitës ishte antidemokratik dhe antishqiptar.

Gabimi i opozitës është që zgjodhi një rrugë jashtë institucioneve. Mendoj se për të ardhmen time politike patjetër do vendosin shqiptarët por është e rëndësishme që të marr vendimet e dhurua e të mos bëj kompromis me parimet e mia,”- tha Hajdari.

Ndër të tjera Hajdari komentoi edhe vendimin e qeverisë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, për të cilin u shpreh se zgjodhi rrugë ilegjitime për të zgjidhur krizën. Gjithashtu deputetja theksoi se ka shpresa për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave per shqiperine kriza politike në vend rudina hajdari hapja e negociatave per shqiperine kriza politike në vend rudina hajdari

Sondazh

Poll