Politike

Rama mban premtimin, ja kalon Veliajt Kopshtin Botanik (DOKUMENTI)

20 Korrik 2019, 15:43 Nga DOSJA
Rama mban premtimin, ja kalon Veliajt Kopshtin Botanik (DOKUMENTI)

TIRANË– Tashmë zyrtarisht Kopshti Botanik ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u zhvillua më datë 17 korrik është aprovuar VKM-ja që vërteton se Kopshti Botanik nuk do të jetë më pronë e Universitetit të Tiranës por i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Gjithsesi pavarësisht VKM-së Universiteti i Tiranës ka një marrëveshje me Bashkinë që i lejon studentët të ushtrojnë aktvitetin e tyre mësimor në këtë Kopësht.

Ndërkohë në një takim që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Njësinë 5 bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj i kujtoi këtij të fundit një premtim që nuk e kishte mbajtur që ishte Kopshti Zoologjik.

Veliaj i kërkoi Ramës t’i jepte Kopshtin Botanik në mënyrë që të niste projekti dhe mesa duket e ka mbajtur fjalën.

Në lidhje me këtë VKM ka replikuar edhe një profesor shkencash me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një lajm të publikuar nga Dosja.al në lidhje me pasqyrimin e një takimi të kryebashkiakut Veliaj, Profesori i Kopshtit Botanik Petrit Hoda shkruan se kundërshton krejtësisht faktin që Kopshti Botanik të kalojë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Tiranës, për disa arsye.

Ai theksoi më tej se ky kopësht do të ishte më i bukur normalisht, pasi Bashkia ka më shumë fonde, por nuk do të ishte më një Kopësht Botanik.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj kopshti botanik i kalon bashkise tirane vkm per kopshtin botanik edi rama erion veliaj kopshti botanik i kalon bashkise tirane vkm per kopshtin botanik

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2019, 06:02

Tiranë-  Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dorëheqjen nga posti i tij pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjyk...