Politike

Rezoluta për Srebenicën në Kuvend, reagon Meta: Zhgënjyes votimi KUNDËR i maxhorancës

12 Maj 2022, 17:30 Nga DOSJA
Rezoluta për Srebenicën në Kuvend, reagon Meta: Zhgënjyes

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur zhgënjimin e tij për votimin kundër të maxhorancës në seancën e sotme plenare për dënimin e masakrës së Srebrenicës. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se ka keqardhje që shumë prej deputetëve të Kuvendit kanë shtrembëruar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

“Tejet zhgënjyes votimi KUNDËR i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e genocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në Korrik të 1995. Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar genocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër genocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë. Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor,”-shkruar Ilir Meta.

LAJMI KRYESOR: Rrëzimi i rezolutës së Berishës për Srebrenicën/Rama: Lojë e ulët! Meta:Maxhoranca zhgënjeu

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike ilir meta masakra e srebrenices ilir meta masakra e srebrenices

Sondazh

Poll