Politike

Rezoluta për Srebrenicën/ Bushati s’përmbahet: Kemi kryeministër prostitutën e Vuçiçit!

12 Maj 2022, 19:06 Nga DOSJA
Rezoluta për Srebrenicën/ Bushati s’përmbahet: Kemi

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është rrëzuar një rezolutë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës, për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë. Analisti dhe botuesi Andi Bushati, i ftuar në Euronews Albania, ka deklaruar se Berisha bëri gabim me rezolutën, duke e ditur që maxhoranca nuk do ta votonte.

Por sipas tij, njolla e vetme i ka mbetur Shqipërisë, si një vend që nuk njeh gjenocidin serb, edhe pse vetë ish-kryeministrit ka fituar pikë politike. Në gjithë retorikën e tij, ka rënë në sy gjuha që Bushati ka përdorur për të përshkruar kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “prostitutë të Vuçiç”.

“Edi Rama nuk guxon ta nxjerrë këmbën nga rrethi që i ka caktuar Vuçiç. Kjo për mua nuk ka çudi. A duhej Sali Berisha t’ja bënte të ditur botës? Rama do harrohet por do ngelet në analet e Shqipërisë që parlamenti shqiptar ka refuzuar një rezolutë për masakrën në Srebrenicë. Rama zar i Vuçiç e dinë të gjithë qëështë përveçse atyre derrave me kartona të kuq. në çështje kaq madhore janë shtetet që preken. Për të fituar pikë nuk duhet të bënte këtë të keqe për të bërë me dije se Shqipëria ka për kryeministër prostitutën e Vuçiç,”-tha Bushati në fjalën e tij. 

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot. Në 27-vjetorin e masakrës, Berisha propozoi një rezolutë për njohjen e kësaj masakre, por u refuzua me shumicë votash, duke nxitur një debat të ashpër në Kuvend mes ish-kryeministrit dhe Taulant Ballës.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike andi bushati edi rama masakra e srebrenices andi bushati edi rama masakra e srebrenices

Sondazh

Poll