Politike

Srebrenica/ Rama s’i ndahet Berishës: Refuzuam dokumentin e Katranit, do e bëjmë gjithmonë

12 Maj 2022, 17:12 Nga DOSJA
Srebrenica/ Rama s’i ndahet Berishës: Refuzuam dokumentin e Katranit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berishës lidhur me rezolutën e propozuar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Pas disa postimeve në rrjetet e tij sociale, Rama nuk është ndalur me kaq, por ka reaguar sërish për zhvillimet e sotme në Kuvend. Rama nguli këmbë duke u shprehur se të gjitha propozimet e Berishës, të cilin e nënkuptoi me nofkën “Katrani”, do të rrëzohen.

“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij!,”-shkruan Rama ndër të tjera.

SHIKO EDHE KËTË:

‘Srebrenica’/ Rama i ashpër ndaj Berishës: E ulët, neveri për ata që i shkojnë pas avazit

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot. Në 27-vjetorin e masakrës, Berisha propozoi një rezolutë për njohjen e kësaj masakre, por u refuzua me shumicë votash. Sipas Taulant Ballës, vota kundër ishte në kuadër të vendimit të socialistëve se çdo propozim të ish-kryeministrit do ta rrëzonin pasi ishte “non grata” nga Amerika. 

LAJMI KRYESOR: Rrëzimi i rezolutës së Berishës për Srebrenicën/Rama: Lojë e ulët! Meta:Maxhoranca zhgënjeu

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike edi rama masakra e srebrenices edi rama masakra e srebrenices

Sondazh

Poll