Politike

Vila që futi në sherr PD-në, Tritan Shehu: Bardhi të dënohet për fshehje krimi

12 Maj 2022, 18:07 Nga DOSJA
Vila që futi në sherr PD-në, Tritan Shehu: Bardhi të

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar debatin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, mes tij dhe Edmond Spahos me Gazment Bardhit. I ftuar sot në një lidhje telefonike për emisionin “Radarin Informativ”, Shehu tha se përplasja e ndodhur nuk kishte lidhje me Partinë Demokratike por me akuzat e Bardhit, por nuk dha detaje të tjera se kujt i përkiste vila e ish-ministrit që pretendon Bardhi. Ndër të tjera në fjalën e tij, Shehu kërkoi nga Bardhi se nëse ka fakte, duhet t’i depozitojë ato në prokurori, në të kundërt duhet thirrur si i pandehur pasi po fsheh krimin.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO:

Xhokaxhi: Zoti Shehu çfarë ndodhi sot në Kuvend mes jush dhe zotit Bardhi, pati një përplasje dhe me zotin Spaho?

Shehu: Nuk dua të merrem me menskinitetet e Bardhit. Ato nuk kanë lidhje me PD-në, kanë lidhje vetëm me ata njerëz që duan të merren me tymnaja. Çdo njeri nëse ka fakte konkrete duhet t’i denoncojë, në të kundërt është bashkëpunëtor, ish-ministri i drejtësisë duhet t’i dijë mirë. Prokuroria duhet ta thërresë nesër pasi ai fsheh krimi.

Xhokaxhi: Pse u ndjetë ju të prekur?

Shehu: Unë nuk merrem me këtë çështje. Kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet në PD. Ka lidhje me një person që ka problemet e veta.

Xhokaxhi: Kur filloi përplasja pati provokim?

Shehu: Nuk përgjigjem më për këtë çështje

Përplasja mes deputetëve të opozitës erdhi sot në Kuvend pas një deklarate të bërë nga Gazment Bardhi, i cili tha se një deputet i Rithemelimit, ministër në kohën e Sali Berishës është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në zonën e Gjirit të Lalzit. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Por nuk e ka nxjerrë se për cilin bëhet fjalë. 

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike gjiri i la tritan shehu vila luksoze gjiri i la tritan shehu vila luksoze

Sondazh

Poll