Politike

Rama po ushtron presion ndaj SPAK? Yuri Kim shmang pyetjen: Kam shprehur pikëpamjen e SHBA

12 Maj 2022, 19:20 Nga DOSJA
Rama po ushtron presion ndaj SPAK? Yuri Kim shmang pyetjen: Kam shprehur

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim tha se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë, por shtoi se nuk ka pasur më parë raste kur dy ministra nga partia në pushtet të përfundonin në burg. E ftuar në emisionin “Open”, Yuri Kim i bëri “bisht” pyetjes së cili ishte komenti i saj për sulmet që kryeministri Edi Rama po i bënte SPAK-ut.

“Mendoj se ka mënyra të ndryshme për të shprehur mbështetje për reformën në drejtësi dhe mendoj që e kam shprehur pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje shumë qartë,”-tha ajo.

PJESË NGA BISEDA:

Eni Vasili: Ok, faktet janë ato që juve listuat, por dua të them diçka. Pritshmëria është shumë e madhe nga SPAK sepse pandëshkueshmëria ka qenë shumë e madhe në Shqipëri. Ndaj priten zyrtarë të lartë. Gjithçka ju listuat është e vërtetë, shumë ish-funksionarë ndër ta, kush prej tyre ju do ta konsideronit peshku i madh që plotëson atë pritshmëri të madhe të qytetarëve për zyrtarë të lartë, aktualë, jo ish?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ky është një proces dhe merr kohë. Përsëris, reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po shohim përparim. Do t’ju pyes: kur ishte hera e fundit që dy ministra të partisë qeverisëse u futën në burg? Kur ishte hera e fundit? Më duket se s’ke ndonjë përgjigje të mirë për këtë.

Eni Vasili: Jo, nuk kam përgjigje fare…

Ambasadorja Kim: Kur ishte hera e fundit që deputetë janë hetuar dhe iu janë konfiskuar pronat? Nuk më duket se ke ndonjë përgjigje të mirë as për këtë. Dhe e di që tani, prirja është që të përpiqesh të numërosh sa nga kjo anë dhe sa nga ajo anë dhe mendoj që ajo që SPAK dhe elementët e tjerë të institucioneve të reformës në drejtësi duhet të tregojnë është që janë të pavarur, që funksionojnë me integritet, dhe se po zbatojnë ligjin. Sundimin e ligjit. Askush mbi ligjin.

Eni Vasili: Në fakt, Kryeministri Rama siç e thashë pak më parë, duket se paska një mendim tjetër në lidhje me këtë. Do ta quanit që po ushtron presion politik ndaj SPAK?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka mënyra të ndryshme për të shprehur mbështetje për reformën në drejtësi dhe mendoj që e kam shprehur pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje shumë qartë.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike edi rama rama sulmon spak yuri kim edi rama rama sulmon spak yuri kim

Sondazh

Poll