Aktualitet

‘Srebrenica’/ Rama i ashpër ndaj Berishës: E ulët, neveri për ata që i shkojnë pas avazit

12 Maj 2022, 16:20 Nga DOSJA
‘Srebrenica’/ Rama i ashpër ndaj Berishës: E ulët,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama edhe pse në Bruksel duket se ka ndjekur zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit. Në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan çështja e rikthimit të rezolutës për genocidin e Srebrenicës është risjellë sot me një qëllim në Kuvend. Sipas Ramës, lëvizja e sotme nuk ishte një rezolutë por një “lojë e ulët” për t’u rikthyer në lojën politike, ndërkohë që nuk harron pa i përmendur akuzat se ai vetë ka qenë mbështetës i presidentit serb Sllobodan Millosheviç. Kreu i qeverisë, nuk ka kursyer edhe të gjithë mbështetësit e Berishës, duke shtuar se për ta ndjen veçse “neveri”.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët! Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik! Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!,“-shkruan Edi Rama në postimin e bërë. 

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot. Në 27-vjetorin e masakrës, Berisha propozoi një rezolutë për njohjen e kësaj masakre, por u refuzua me shumicë votash. Sipas Taulant Ballës, vota kundër ishte në kuadër të vendimit të socialistëve se çdo propozim të ish-kryeministrit do ta rrëzonin pasi ishte “non grata” nga Amerika. 

LAJMI KRYESOR: Rrëzimi i rezolutës së Berishës për Srebrenicën/Rama: Lojë e ulët! Meta:Maxhoranca zhgënjeu

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike edi rama masakra e srebenices edi rama masakra e srebenices

Sondazh

Poll