Aktualitet

SPAK nis hetimet për ‘check up’/ Merret në pyetje ish-zv.ministri dhe anëtari i Komisionit

12 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA
SPAK nis hetimet për ‘check up’/ Merret në pyetje

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu e njohur si SPAK, ka nisur hetimet lidhur me koncensionin e “check up-it”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dje, prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Por ai nuk ka qenë i vetmi, pasi në dhomën e hetuesisë së bashku me prokuroren Elida Kaçkini ka përfunduar edhe ish-drejtori i Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili ka qenë pjesë e komisionit që ka vlerësuar procedurën.

Dosja është regjistruar në SPAK më 18 shkurt të vitit 2020 nga Partia Demokratike, gati një javë pas depozitimit të kallëzimin penal. Selia blu ka kallëzuar 10 persona, mes të cilëve ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ministren aktuale Ogerta Manastirliu, drejtues dhe ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe aksioneren e kompanisë përfituese të Check-Up, Vilma Nushin. Shtatë janë akuzat që ka ngritur ndaj tyre Partia Demokratike, si korrupsioni aktiv e pasiv, shpërdorimi i detyrës apo përfitimi i paligjshëm.

Në kallëzim thuhet se ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe zbatimin e kontratës. Sipas selisë blu, Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe se procedurat koncesionare kanë qenë fikitive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar. Po ashtu, në kallëzim thuhet se zyrtarët e kallëzuar, edhe pse janë të detyruar me ligj, nuk kanë ushtruar kontrolle ndaj koncesionarit për të parë nëse respektohet afati i realizimit të analizave prej 3 orësh, janë ndërtuar 475 pika Check-Up dhe 20 laboratorë.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet koncensioni i check up pd dergon ne spak koncensionin e check up koncensioni i check up pd dergon ne spak koncensionin e check up

Sondazh

Poll