Bota

Kërkesa për anëtarësim në KiE, Kurti: Kosova, vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

12 Maj 2022, 15:14 Nga DOSJA
Kërkesa për anëtarësim në KiE, Kurti: Kosova, vendi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pvr kërkesën e paraqitur sot nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Në një postim në Facebook Kurti tha se kjo është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim”, shkroi Kurti në Facebook.

Kurti tha se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet”, ka shkruar ai.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova aplikon per kie albin kurti kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll