Aktualitet

Sulmet e Ramës, Kraja në KLP: E dimë që do ketë presione, por nuk shqetësohemi

12 Maj 2022, 08:59 Nga DOSJA
Sulmet e Ramës, Kraja në KLP: E dimë që do ketë

TIRANË– Raportimi i Arben Krajës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua mes debateve e ironisë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj e pyeti Krajën për operacionet që nisi për grup të strukturuar kriminal, por që përfundojnë në akuza të ‘shfryra’ si shpërdorim detyre. Kreu i SPAK kërkoi që t’i jepeshin fakte e shkrime, por nga ana e KLP-së mori të tjera pyetje. Tartar Bazaj, Nurian Seiti dhe Bujar Sheshi kërkuan nga Kraja që të vlerësonte punën e tij dhe të fliste për gjurmën që mund të linte në këtë institucion, por sipas kreut të SPAK, kjo gjë ishte e kotë. Ai tha se nuk mund të ishte ai personi që të vlerësonte punën e tij.

Pjesë nga debati:

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsoludojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet nurmi i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

LAJM KRYESOR:Kraja në KLP: S’ka presion, prokurorët vijojnë punën, s’bëj vetëvlerësim (DEBATET)

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore kryesore arben kraja arben kraja ne klp arben kraja arben kraja ne klp

Sondazh

Poll