Aktualitet

Raportoi para KLP, Kraja zero koment për sulmet e Ramës: Vazhdon puna!

12 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
Raportoi para KLP, Kraja zero koment për sulmet e Ramës: Vazhdon puna!

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja është shprehur se nuk ndjen asnjë lloj presioni para sulmeve të kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat pasi raportoi në KLP, Kraja tha se prokurorët vijnë punën të qetë. I pyetur nëse ka ndonjë dosje të ndonjë zyrtari të rëndësishëm, kreu i SPAK nuk dha asnjë emër por shtoi se hetimet janë të shumta e vijojnë.

Pjesë nga prononcimi:

Arben Kraja: Kishim një mbledhje shumë efektive me debate të duhura

Pyetje: Keni një koment në lidhje me deklaratat e kryeministrit

Arben Kraja: Jo asnjë

Pyetje: A ndjeheni ë intimiduar

Arben Kraja: Jo aspak

Pyetje: Keni nën hetim ndonjë ministër apo zyrtar të rëndëishëm

Arben Kraja: Kemi shumë çështje

Pyetje: Pranuat se ka një ngërç mes jush dhe BKH, na e thoni se çfarë është kjo

Arben Kraja: Jo nuk ka lidhje fare, është problematika me mënyrën se si do të krijohet institucioni

LAJM KRYESOR:Kraja në KLP: S’ka presion, prokurorët vijojnë punën, s’bëj vetëvlerësim (DEBATET)

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja ne klp arben kraja arben kraja ne klp

Sondazh

Poll