Aktualitet

Presidenti/ Mediu: Opozita të unifikohet, ndryshe kot negociojmë me PS

12 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA
Presidenti/ Mediu: Opozita të unifikohet, ndryshe kot negociojmë me PS

TIRANË– Kreu i grupit parlamntar të Aleancës për Ndryshim dhe i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar që Opozita të dalë me një kandidat për President. Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Mediu tha se ka diskutuar me shumë deputetë të PD-së, por nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai shtoi më tej se nëse vetë Opozita nuk bie dakort për çështjen e Presidentit, është e kotë që të diskutojnë me maxhirancën.

“Me shumë deputetë sepse në sallë jemi, me zotin Boçi, Alibeaj e të tjerë. Mundësisht në krye të Shtetit duam që të jetë një person që qëndron mbi palët. Duhet të jetë patjetër brenda Opozitës. Është e kotë që të diskutojmëm e Ramën nëse nuk kemi një grup të përbashkët. Po pflaism për Presidentin e Republikës. Nëse nuk kemi arritur tek ajo pikë, të paktën të shohim një kandidaturë të përbashkët. Ky është më tepër proces dhe emrat do të vijnë më vonë,”- tha Mediu.

LAJM KRYESOR:Presidenti i ri! Nesër negociatat mes grupeve parlamentare, PS shkon në takim pa emër

(f.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore kryesore fatmir mediu zgjedhja e presidentit te ri fatmir mediu zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll