Aktualitet

Presidenti i ri! Nesër negociatat mes grupeve parlamentare, PS shkon në takim pa emër

12 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA
Presidenti i ri! Nesër negociatat mes grupeve parlamentare, PS shkon

TIRANË– Ditën e nesërme do të zhvillohet një takim të përfaqësuesve të grupeve të ndryshme parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri. Në orën 10:00, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla do të takohet me Mesila Dodën, pastaj me Fatmir Mediun, ndërkohë që ende nuk dihet nëse i pranishëm do të jetë edhe Enkelejd Alibeaj. Raportohet se Partia Socialiste nuk do të thotë një emër konkret për kandidat për President.

Më 16 maj në orën 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri që pritet të zëvëndësojë atë aktual, Ilir Meta. Më 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve. Më 16 maj në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave.

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Presidenti/ Boçi: Ia kam bërë ftesën Alibeajt, të bëhet pjesë e negociatorëve

Presidenti/ Mediu: Opozita të unifikohet, ndryshe kot negociojmë me PS

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike zgjedhja e presidentit te ri zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll