Aktualitet

Drejtim mjeti pa leje dhe dhunë! 9 të arrestuar në Tiranë

12 Maj 2022, 12:28 Nga DOSJA
Drejtim mjeti pa leje dhe dhunë! 9 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Disa persona janë vënë në pranga në Tiranë. Shkak janë bërë shkeljet e disa veprave penale. Në pranga ka rënë 40-vjeçari me inicialet R. Xh., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Po ashtu, është vënë në pranga dhe personi me inicialet F. C., 46 vjeç, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës personin me incialet G. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim I. D., 26 vjeç, banues në Farkë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij; – F. C., 46 vjeç, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit në kërkim M. L., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – D. M., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasit K. F., 20 vjeç dhe D. F., 23 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;- B. D., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;- D. Ç., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Më datë 12.05.2022, shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)Dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll