Bota

Në kërkim të alienëve, miliona njerëz do futen në zonën e ndaluar të Teksasit

20 Korrik 2019, 18:09 Nga DOSJA
Në kërkim të alienëve, miliona njerëz do futen në

TEKSAS– 1,7 milion njerëz priten të hyjnë në mënyrë ilegale në zonën 51 në Teksas , në kërkim të jetës jashtëtokësore !

‘Ata nuk mund të na ndalojnë të gjithëve së bashku !’ – ky është slogani i krijuar për disa muaj tashmë , i cili ka tërhequr pas tij rreth 1,7 milion njerëz , midis të cilëve edhe figura të njohur si Chuck Norris , Keanu Reeves , Rihanna etj .

Kjo nismë është caktuar të ndodhë në datën 20 shtator të këtij viti dhe çdo gjë do të transmetohet live në YouTube.

Zona 51 ne Teksas është një zonë ushtarake , e cila ruhet nga masat e sigurisë së lartë . Për shumë vite me rradhë në të nuk lejohen njerëzit , fotografitë e madje as dronat.

Teoritë e ndryshme konspirative thonë se zona 51 është një bazë eksperimentimi dhe analizimi i mbetjeve të anijeve jashtëtokësore , si dhe trupave jashtëtokësore.

Mendohet se shteti amerikan ne zonën 51 studjon teknologjinë e avancuar aliene , dhe mundohet ta përshtase atë me teknologjine tonë , me qëllim evolimi .

Ndër vite , ne lidhje me këtë temë janë pyetur dhe figura te larta të shtetit amerikan si presidentë , drejtues te FBI-se etj . Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje të saktë dhe bindëse , madje ka pasur edhe nga ata që e kanë pranuar egzistencen e jashtëtokësoreve . Të tëra këto kanë shtuar më shumë dyshimet dhe kanë bërë që çdo ditë kësaj nisme ti bashkohen njerëz të rinj .

Alien , apo jo ? Le të presim datën 20 shtator .

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jashtetokesoret teksas zona e ndaluar ne teksas jashtetokesoret teksas zona e ndaluar ne teksas

Sondazh

Poll