Aktualitet

Protestë kundër HEC-eve para Kryeministrisë: Stop! S’duam të na mallkojnë brezat e ardhshëm

Protestë kundër HEC-eve para Kryeministrisë. Qytetarët i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos japë leje për ndërtimin e tyre.

TIRANË– Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë dalë në një protestë para Kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-ve.

Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit me një megafon dhe me pankarta në duar, i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tërheqë të gjithë lejet e HEC-eve, të cilët i konsiderojnë si genocid.  

“Unë nuk dua të dal kundër kryeministrit por ai po më bën keq mua. Kur më bën keq mua, edhe unë duhet të mbrohem,“-tha njëri prej protestuesve. 

Një i moshuar tjetër ka bërë apel për mosndërtimin e një HEC-i në lumin Seta.

Seta ia kalon Valbonës por nuk ka pasur publicitet. Të jetë për atdheun, jo vetëm kokën por edhe fëmijtë e gjithçka lëjmë. Por këta nuk e bëjnë për atdhe por për korrupsion.”

Një tjetër i ka bërë thirrje kryeministrit që të mendojë për brezat e ardhshëm në vend.

Kështu siç e keni nisur ju edhe borë nuk ka për të rënë më në Shqiëri. Me këto ndërhyrje në natyrë. Kryeministër kam votuar kam një deputet që quhet Ilir Beqja por nuk e kam parë. Duam të trashëgojmë një vend që brezat të mos na mallkojnë. STOP HEC-ve në Gurin e Bardhë. Më mirë të bëhemi superfuqi turizmi sepse superfuqi HEC-esh. Shqiptarët e vërtetë jemi ne.”

Përveç kryeministrit Rama, banorët nuk kanë ngurruar që të përdorin edhe emrat e ministrave të Mjedisit dhe Energjitikës, Blendi Klosit dhe Belinda Ballukut, të cilët i kanë akuzuar se i kanë gënjyer. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment