Aktualitet

Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin tendera! Vetoja për BE? Balla: S’hiqet

11 Maj 2022, 17:30 Nga DOSJA
Çuçi raporton në KKIE, Bardhi: Kriminelët marrin

TIRANË– Lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian janë dy kryetemat që u diskutuan sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian. Në mbledhjen e e sotme, raportoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili theksoi bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke shtuar se objekt kryesore për dikasterin që ai drejton do të jetë “goditja” e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Por raportimi i tij ngjalli debate me deputetët demokratë që ishin të pranishëm. Enkelejd Alibeaj ngriti akuza ndaj qeverisë duke e bërë përgjegjëse për dështimin siç e cilësoi ai kundër “luftës” së krimit të organizuar në vendin tone, por edhe të kultivimit të kanabisit. Ndërsa edhe Gazment Bardhi tha se nuk kishte parë progres duke risjellë si provë të pakundërshtueshme raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Megjithatë ministri Çuçi u përgjigj duke u shprehur se demokratët kishin gjithmonë tendecë që të zmadhonin vërejtjet e të huajve.

Ndërkohë gjatë mbledhjes u diskutua edhe lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kryeministri Edi Rama po e përdor veton Bullgare si një justifikim dhe pengesë kryesore për avancimin e procesit të integrimit në BE.

Përgjigjia i erdhi nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shtroi se shanset që vetoja bullgare t’i hiqet Maqedonisë së Veriut janë pothuajse zero. Ndaj për të zgjidhja e vetme është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më shumë punë në politikën e jashtme kërkoi edhe Grida Duma, e cila u shpreh se arritja e fundit është para 2013, kur Shqipërisë iu liberalizuan vizat.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë zero”, Balla: Kjo çështje nuk na takon ne por…

Dhurata Çupi: Smund të anashkalojmë raportin e DASH

“Ju nuk ju lë trau të merreni me ashklën”, Debat në KKI: Problemet tona i zgjidhim vetë

Ferdinand Xhaferaj: Situata në terren për Policinë e Shtetit është e trishtueshme

Çuçi: Vendi ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve kundër krimit kibernetik

Jorida Tabaku: Qeveria po fshihet pas vetos bullgare, por krimi i organizuar…

Raportet ndërkombëtare, Grida Duma: Keni dështuar që të gjithë 

Bledi Çuçi i përgjigjet Bardhit: Ke tendencë për të nxirë realitetin

Bardhi: Eksponentë të krimit të organizuar përfitojnë miliona euro nëpër tendera publike

Alibeaj kujton raportin e DASH: Shqipëria, prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i kanabisit

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike keshilli kombetar per integrimin europian vetoja e bullgarise keshilli kombetar per integrimin europian vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll