Art&Argëtim

Gafa e Amber Heard që ekzaltoi avokatin e Depp,dëshmia e Kate Moss ‘kyç’ në gjyqin e dyshes

11 Maj 2022, 16:16 Nga DOSJA
Gafa e Amber Heard që ekzaltoi avokatin e Depp,dëshmia e Kate Moss

SHBA- Ekipi ligjor i Johnny Depp po përgatitet të thërrasë në gjykatë një tjetër dëshmitar mbrojtës dhe në fakt, bëhet fjalë për ish-partneren të tij modelen Kate Moss.

Në fakt ka qenë vetë Amber Heard që i ‘ka dhuruar’ këtë favor ekipit ligjor të Deep ku gjatë dëshmisë së saj disa ditë më parë ajo përmendi një episod ku sipas saj Depp kishte shtyrë Moss nga shkallët.

Pas fjalës së Heard ka qenë epik reagimi i avokatit të Depp, Benjamin Chi i cili nuk e përmbajti dot emocionin dhe shprehu gëzimin e tij sapo dëgjoi emrin e Moss nga Heard. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale ku ndjekësit nuk mun të mos vinin re entuziazmin e tij dhe buzëqeshjen e Depp pasi avokati i pëshpëriti diçka në vesh.

Më konkretisht, Amber Heard iu referua një incidenti në të cilin Depp thuhet se e ka shtyrë Kate Moss nga shkallët, kur ata ishin çift, në vitin 1990. Madje, ajo deklaroi se kishte goditur me grusht ish-bashkëshortin e saj, ndërsa ai ishte me të dhe motrën e saj, Whitney-n para një shkalle, nga frika se mos e shtynte poshtë.

Më kujtua kur dëgjova se ka shtyrë ish të dashurën e tij, Kate Moss, poshtë shkallëve. Këtë thashethem e kisha dëgjuar nga dy persona dhe ishte i freskët në mendjen time ”, tha ajo në dëshminë e saj.

Megjithatë, ajo nuk mendoi se një kërkesë e tillë nuk lejohej në gjykatë, pasi nuk kishte të bënte me çështjen e saj. Megjithatë, ai që përfitoi ishte Depp, pasi i dha skuadrës së tij mundësinë që më në fund të thërrasë Moss për një depozitim.

Kate Moss është ende shoqe me Johnny. Në të kaluarën, ajo nuk lejohej të vinte dhe të dëshmonte në favor të tij pikërisht për këtë arsye. Por tani Heard na ka dhënë një shans, ” tha një nga avokatët e Depp.

Kur u takuan në vitin 1994, Kate Moss ishte një modele 20-vjeçare që udhëtonte nga një vend në tjetrin, duke u përpjekur të vendosej në hapësira e modës dhe ai “ylli” i ri i Hollivudit. Takimi i tij i parë me Kate Moss ishte në Cafe Tabsc në Nju Jork. Njohja mes tyre ka ardhur nga një i njohur i tyre, fotografi dhe shkrimtari, George Wayne, i cili ka shoqëruar modelen atë ditë. Siç u shpreh ajo pak më vonë, e dinte që në momentin e parë që të dy do të përfundonin bashkë.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

showbiz showbiz amber heard gjyqi i johnny depp kate moss amber heard gjyqi i johnny depp kate moss

Sondazh

Poll