Art&Argëtim

E denoncoi për grabitje, ish-gruaja e Priftit: Nga kjo situatë u ndjeva më keq për djalin

11 Maj 2022, 09:35 Nga DOSJA
E denoncoi për grabitje, ish-gruaja e Priftit: Nga kjo situatë u

TIRANË- Artistja e qeramikës Anjeza Kolevica ka folur sërisht për divorcin dhe denoncimin nga bashkëshorti këngëtari Endri Prifti. Kolevica ishte e ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ku përveq punës së saj ajo është pyetur edhe se si po e përjeton situatën me ish-bashkëshortin e saj.

Ajo u shpreh se nga e gjithë kjo histori asaj i vjen keq për djalin e saj i cili sipas saj nuk duhet të ishte gjendur në situata të tilla.

“Lajmet ndodhin rëndom. Unë u ndjeva keq për djalin nga kjo histori. Kam mbështetje nga familja fatmirësisht. Ajo është histori që i përket së shkuarës. Djalin tim e rris vetëm unë dhe prindërit e mi”-tha ajo.

Më herët këngëtari Endri Prifti ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes dhe ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit.

Pas denoncimit i është shprehur i penduar për situatën dhe gjatë një emisioni nuk ka pranuar të komentojë më mbi këtë situatë edhe pse vazhdon i qëndron denoncimit që ai ka bërë. Ata kanë qenë të martuar për dy vitë dhe më pas janë divorcuar.

(j.c)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz video galeri anjeza kolevica endri prifti anjeza kolevica endri prifti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2022, 05:19

Një ftesë për të vizituar Amerikën

Nga Ilir KonomiNJË FTESË PËR TË VIZITUAR AMERIKËNNë vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, i dërgoi Mbretit Zog një ftesë për...