Art&Argëtim

Mediat e huaja vlersojnë veshjen e Ronela Hajatit si më të keqen në ‘Eurovizion 2022’

11 Maj 2022, 08:52 Nga DOSJA
Mediat e huaja vlersojnë veshjen e Ronela Hajatit si më të keqen

TIRANË- Këngëtarja Ronela Hajati nuk ka kaluar dot në finalen e “Eurovision 2022”. Këngëtarja e cila përfaqësonte vendin tonë me këngën “Sekret” u bë mëmë nga shumë media dhe u gjykua për performancën e saj.

Në një analizë të bërë nga Corriere della Sera për look-un e zgjedhur nga këngëtarët në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, përfaqësuesja e Shqipërisë është vlerësuar me notën më të ulët nga 17 artistët. 

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bisht. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”-, shkruan për shqiptaren Corriere della Sera.

Ndërkohë BBC e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur këngëtarja rrotullon kokën dhe duket sikur po than flokët ngjatë performancës. 

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2022 ronela hajati eurovizion 2022 ronela hajati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2022, 05:19

Një ftesë për të vizituar Amerikën

Nga Ilir KonomiNJË FTESË PËR TË VIZITUAR AMERIKËNNë vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, i dërgoi Mbretit Zog një ftesë për...