Art&Argëtim

Reagon sërish Ronela: E meritonim finalen, dje dola për të pirë, ndjej dhimbje në gjoks

11 Maj 2022, 16:22 Nga DOSJA
Reagon sërish Ronela: E meritonim finalen, dje dola për të

TIRANË– Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar sërish për eliminimin nga festivali i Eurovisionit që po mbahet në Torino. Me anë të një postimi, Hajati tha se nuk kishte parë asnjë nga nata e mbrëmshme, duke shtuar se vetëm kishte pirë nga gjendja e krijuar. Megjithatë kishte vënë re se performanca e saj kishte arritur 1 milionë klikime në rrjet, duke shrehur edhe njëherë mërzinë se përse nuk e kishte “kapur” finalen.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!,”-shkruan Ronela Hajati.

 

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” çeli mbrëmjen e kaluar festivalin më të madh muzikor Europian, Eurovision, por nuk është kualifikuar në finale. Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

showbiz showbiz eurovision 2022 ronela hajati eurovision 2022 ronela hajati

Sondazh

Poll