Art&Argëtim

“Unë do ta kallja krejt”, Alban Ramosaj mohon audion ku reagon për Ronelën në Eurovizion

11 Maj 2022, 13:58 Nga DOSJA
“Unë do ta kallja krejt”, Alban Ramosaj mohon audion ku reagon

TIRANË– Këngëtari Alban Ramosaj ka reaguar ashpër pas një audoi që qarkulloi ditën e sotme në rrjetet sociale ku aludohej se ai kishte folur për skualifikimin e Ronela Hajatit në Eurovision 2022.

Në audio, në të cilën thuhej se fliste Albani, thuhej se nëse do të kishte qenë ai në Eurovision ai do ta “kishte kall krejt”.

Çkemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finalen por edhe gjysmë finalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”, thuhej në audio.

Në një reagim në story në Instagram Ramosaj tha se ai nuk ka bërë asnjë intervistë audoi dhe nuk ka folur fare për Eurovizionin apo Ronelën. Mirëpo, këtë e ka përgënjeshtruar vetë këngëtari, duke treguar se nuk ka  pasur asnjë reagim për rezultatin e Ronelës.

“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga nië komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar. Njoftoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë sjellje të mjerë që vjen shpirtra të dëshpëruar dhe nuk përputhet me standardet e mia. Opinionet, mendimet dhe njoftimet e mia publikohen në llogarinë time zyrtare dhe unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për asnjë publikim jashtë llogarive të mia zyrtare të mediave sociale. Fat i vështirë për urrejtësit. Grupi im ligjor është njoftuar për këtë situatë dhe po punojnë që të zbulojnë individët të cilët do përballen me çfarë ju takon, me meritë”, ka shkruar Ramosaj.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

showbiz showbiz alban ram alban ram

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Maj 2022, 05:19

Një ftesë për të vizituar Amerikën

Nga Ilir KonomiNJË FTESË PËR TË VIZITUAR AMERIKËNNë vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, i dërgoi Mbretit Zog një ftesë për...