Politike

VD-21 Janari e Gërdeci, Berisha: Kam insistuar të shpallen vrasje shtetërore pa dashje

11 Maj 2022, 11:20 Nga DOSJA
VD-21 Janari e Gërdeci, Berisha: Kam insistuar të shpallen vrasje

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se është dakort që të rihetohet 21 janari dhe Gërdeci. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se hetimi është bërë nga prokurorja Ina Rama, por që ai do të ishte dakort që të bëhej rihapja e këtyre dosjeve. Për 21 Janarin, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është ai që i përdori njerëzit mish për top, ndërsa për Gërdecin u shpreh se për nëntë vite, Rama ka ruajtur të njëjtin kualifikim, duke e konsideruar aksident teknologjik. Berisha tha se se ka insistuar që të shpallen vrasje shtetërore pa dashje. 


“Për të dy ngjarjet ka një hetim nga Ina Rama, ajo që nuk është hetuar më 21 janar përgjegjësia direkte si organizator i Edi Ramës. Këtë nuk e them unë. merrni faktin që u sulmua një kryeministër në zyrë. Ka një ngjarje në 6 janar në kapitol hill. Pra ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar pushtetin e Berishës dhe që kjo nuk është e imja, por është e fiksuar në dokumente ndërkombëtare që kishte axhende politike protesta. jam dakord që të hetohet dhe rihetohet 100 herë, ju garantoj se përgjegjës kryesore është Edi Rama i cili solli ata mish për top për karrigen e tij dhe i vendosi për një axhende politike. Sa i përket Gerdecit, një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike, anti Berishë ka ndodhur janë dënuar 20 a 22 vetë prej tyre ka dënime 20 e 18, zyrtarët më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik. Pa dija dhe injoranca nuk e lejon atë të kuptojë domethënien e plotë të krimit shtetëror. Krimi shtetëror është i dy llojeve, i qëllimshëm kur shteti vret me vetëdije, pa dashje kur ndodh sic ishte. Problemet e sigurisë të atij aktiviteti i kishte drejtoria i Mejkos. Për cka ish drejtuesi i saj u dënua. Pse unë që kam insistuar që atë të shpallen vrasje shtetërorë pa dashje,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore, rihetim 21 Janarit e Gërdecit (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll