Politike

‘200 milionë euro dhe vila-pallat’/ Paloka: Kush e hetoi Ramën?

11 Maj 2022, 12:00 Nga DOSJA
‘200 milionë euro dhe vila-pallat’/ Paloka: Kush e hetoi

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për SPAK ishin sa për të qeshur dhe sa për të qarë. Pas konferencës së Ramës me gazetarët, Paloka, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Rama është denoncuar në një raport të OSBE se ka 200 milionë euro pasuri, vila dhe pallate. Sipas deputetit, Rama ka mashtruar për të justifikuar pasuritë e tij. 

REAGIMI I PALOKËS:

Do ishte për të qeshur, po është për të qarë… Rama kërkon nga SPAK-u të hetojë gjyqtare e prokurorë që kanë pasuri e vila të pajustifikuara! “Nuk i kemi shpallur ne- thotë Rama- po organi i pavarur i vetingut” Asgjë kundër për hetimin, madje dhe dënimin e atyre që kanë abuzuar me drejtësinë dhe shqiptarët për t’u pasuruar me paratë e korrupsionit. Jam vetë “viktimë” e një akti të tillë. Po komisioni “i pavarur” i vetingut ?!!! E për më tej, a mundet të vetëshpallet Rama flamurtar i kësaj?!! Rama në një raport të OSBE, denoncohet se ka 200 milion euro pasuri (disa vite më parë). Ndërkohë vila-pallat e Ramës është në sytë e gjithë botës. Tre herë ka mashtruar Rama publikisht për të justifikuar këto pasuri të pajustifikuara. Janë me zë dhe figurë mashtrimet e tij. Një herë thotë “para emigracioni” pastaj “pasuria e gruas” e pastaj “nga shitja e librit”… Kush e hetoi Ramën për këto? Po hajdutët e tjerë të Ramës në qeveri e bashki që kanë marrë vetëm rroga në administratë dhe sot kanë pasuri përrallore ?!

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarët iu është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e cila i kërkoi ‘prerazi’ të mos ushtronte më presion ndaj SPAK. Rama tha se SPAK duhet të kishte marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha që nga momenti që u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi prej një viti qarkullojnë edhe teori konspirative. Po ashtu, ai ripërsëriti se ka shumë respekt për punën që ka bërë SPAK.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll