Politike

VD-Presidenti/ Balla: Dua përgjigje nga 3 kryetarët e grupeve, që sot mund të diskutojmë

11 Maj 2022, 11:37 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Balla: Dua përgjigje nga 3 kryetarët e grupeve, që

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u bëri thirrje ditën e sotme kryetarëve të tre grupeve parlamentare për bisedime për zgjedhjen e presidentit. Për gazetarët, Balla deklaroi se është i gatshëm që bisedimet të nisin që ditën e sotme. Ai u shpreh se duhet një proces shembullor që ka dakordësinë e të gjitha palëve.


Cështja e tretë. Dje Kuvendi ka shpallur celjen e procesit te presidetit. Besoj që prej sot ne cdo moment jemi të gatshem te ulemi me perfaqësuesit me drejtuesit e Grupeve Parlamentare te opozitës, thirrja ime per Alibeajn, Dodën dhe zotin Mediu, koha që keni deri më 15 maj ora 16:00 është e shkurtër. Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike. Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të GP me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur prozpozim që grupet të jenë bashlë. Jemi bashkë të ulemi të disktojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti I vetëm. Të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit. Në tryeze nuk mund të ulesh nëse nuk të drejtë të propozosh. Ne duam një proces shembullor në 2022 si një standart për të gjitha proceset. Thirrjes time, zonja Doda, Alibeaj dhe Mediu urojmë të kemi një përgjigje pozitive, nese do vijnë vec e vec, jemi të gatshem që sot. PS ka vendimmarjen kryesore. Asnjë grup tjetër nuk mund ta zgjedh vec, vetëm në bashkepunim me Grupin Parlamentar të PS.‘- deklaroi Balla.

Më 16 maj në orën 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri që pritet të zevëndësojë atë aktual, Ilir Meta. Me 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve.

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll