Politike

VD-Deklaratat e Ramës/ Tabaku: Kërcënon SPAK që të mos hetojë aferat e qeverisë

11 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-Deklaratat e Ramës/ Tabaku: Kërcënon SPAK që të mos

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama vijon me shfaqjet e tij në publik. Përballë gazetarëve, Tabaku u shpreh se Rama kërcënon SPAK në mënyrë që të mos hetohen aferat e qeverisë. Më tej ajo shtoi se drejtësia e re po kërcënohet nga persona që kanë pushtet kurse inkurajoi SPAK që të vazhdojë me hetimet.


“Qeveria të japë llogari kurse Edi Rama vijon me shfaqjen e radhës duke kërcënuar SPAK për të mos vazhduar të hetuar të aferave ndaj qeverisë. SPAK-u do të hetojë ashtu sic thotë raporti i DASH që korrupsioni është përhapur në të gjithë qeverinë, këto shfaqje vijnë për të mbuluar aferat korruptive. Populli shqiptar duan transparencë që ky kuvend të funksionojë në mënyrë normale. Drejtësia e re po kërcënohet nga persona që kanë pushtet kurse opozita nuk kërcënon por inkurajoj SPAK që të vazhdojë me aferën inceneratorëve dhe korrupsion e përhapur në gjithë qeverinë”, tha Tabaku.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarët iu është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e cila i kërkoi ‘prerazi’ të mos ushtronte më presion ndaj SPAK. Rama tha se SPAK duhet të kishte marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha që nga momenti që u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi prej një viti qarkullojnë edhe teori konspirative. Po ashtu, ai ripërsëriti se ka shumë respekt për punën që ka bërë SPAK. 

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll