Politike

VD-Berisha: Rama çoi dosje për mua tek DASH, i them t’i publikojë

11 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
VD-Berisha: Rama çoi dosje për mua tek DASH, i them t’i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që pasardhësi i tij Edi Rama të publikojë çdo fakt që ka dorëzuar për të në Departmanetin Amerikan të Shtetit (DASH). Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se gjithçka që ka thënë Rama janë shpifje. Berisha shtoi se duhet t’i çojë në SPAK, që ato shpifje të hetohen. 


“Ai është autor kryesor që ka mashtruar DASH për Sali Berishën. Nuk e them unë këtë. Lexoni përgjigjen që DASH i ka dhënë një të përditshme shqiptare ku thotë se burim për këtë raport, kanë qenë raportet antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Pra Edi Rama, ka dërguar raporte në SHBA. Nuk i ka dërguar në Prokurori se janë shpifje. Tani i thotë drejtësisë të hetojë shpifjet e tij. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH. E kuptoni ju, se e sheh që laku po i ngushtohet çdo ditë më shumë. Raportet e tij ishin shpifje fund e krye. I them t’i publikojë ato. I them Edi Ramës t’i çojë në SPAK,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore, rihetim 21 Janarit e Gërdecit (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll