Politike

VD-Rama:Demi kapet nga brirët! Ndoshta DASH flet me thashetheme e i kërkojmë falje Berishës

11 Maj 2022, 09:06 Nga DOSJA
VD-Rama:Demi kapet nga brirët! Ndoshta DASH flet me thashetheme e i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nëse ai do të ishte subjekti i deklaratës së bërë nga DASH, do të kishin ndodhur shumë gjëra në vend. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama tha se ai është akuzuar për shumë gjëra. 


‘Të hetohen të gjithë, nuk po flasim për njerëz që kemi zgjedhur ne, ju nuk jeni të interesuar të dini more a janë të vërteta këto që thotë DASH apo jo, apo prisni edhe ju gjykatën e Partisit. Unë për shumë kohë s’kam thënë asnjë fjalë. paramendoni të isha unë subjekt i asaj deklarate ç’do kishte ndodhur këtu, më falni po u bë një vit, s;doni ta dini se mund të mos ketë bazë, mund të jenë theshetheme gazetash. Për më tepër unë akuzohem se kam bërë dosjen, unë me Sorosin dhe Blinkeni një noter atje që e kemi në Amerikë, se Amerikën e drejtoj unë me Sorosin. Ka një pjesë shqiptarësh që thonë se e ka bërë Soros me atë të gjatin…Heee. Pse çfarë është Amerika? Na jeni prova, kujt ia dha provat? Japonisë? Provat i takojnë drejtësisë, nëse ka, nëse s;ka thotë s;ka dhe jemi në rregull. Bëhemi të gjithë dhe themi të kërkojnë falje sepse na keni sulmuar virgjëreshën, pas Teutës së Ilirëve ishte ky, unë nuk them kurrë, more mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq që ka llogari të hapura me drejtësinë, mos lini kusur, kush ha atë që s’i takon duke më ngrënë mua në shpinë, nuk ka punë me mua. Po që kjo punë të bëhet meqë tek kjo parti ne kemi mbështetje, po rrimë këtu pse të ngatërrohemi me njerëz që na ulin e na ngrenë rrugëve. Mos shko shumë larg, merr atë çfarë është thënë dje, ose prokurores që i ëhstë thënë lavire, nuk ia ka thënë një i dehur në rrugë, ia ka thënë kryeministri. Duhet kapur demi për brirësh.’– tha Rama.

(a.b).dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll