Politike

VD-Berisha: Rama vjedh me firmë e vulë, qëndron pas inceneratorit të Elbasanit

11 Maj 2022, 10:54 Nga DOSJA
VD-Berisha: Rama vjedh me firmë e vulë, qëndron pas inceneratorit

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama se qëndron pas çdo afere të inceneratorëve. Në një konferencë për gazetarët nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se shkresa e parë është dërguar nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka që ka kërkuar përgjigje nga Agjencia e Prokurorimit. Ai shtoi se në dijeni ka qenë edhe Skeretari Ëngjëll Agaçi e për rrjedhojë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo sipas Berishës e bën Ramën pjesë të aferës së inceneratorëve. 


“Prisni, kini durim, më datën 10.11.2014, Ministri i Mjedisit Lefter Koka i dërgon një shkresë Aggjencisë së Prokurorimit Publik për inceneratorin e Elbasanit në procedurën përzgjedhëse me negociim pa shpallje. 6 ditë më vonë, ministri Koka i dërgon sërish një shkresë Agjencisë duk i rikërkuar dhënien em endimit, dy herë rresht, Një ditë më vonë, Agjencia i kthen përgjigje duke cituar neni 22 të prokurimeve publike, sipas të cilit për dhënien e koncensioneve të PP-ve, mund të përdoret vetëm një nga procedurat, e hapur, e mbyllur, me nogociim pa shpallje, Procedura që kërkonte ministri Koka, ligji shqiptar dhe botëror nuk e njeh. Agjencia e prokurorimeve publike i kërkon që gjithçka të kryhet në përputhje me ligjin, për dijeni është vendosur edhe Don Agaçion ka qenë në dijeni. Don Agaçio, i vetëdijshëm për shkeljet flagrante i paraqit qeveris vendimin me shkelje numër 900, për miratimin e financimit të kontratës koncensionare për inceneratorin e Elbasanit. Në përmbajtje thuhet se ka shpallur procedurë. Urdhëroni, shihni se si përdoret termi ka shpallur procedurë, në një kohë kur është procedurë e pa shpallur, Ishte e qartë që s’ka pasur shpallje, ishte anti-ligjore. Neni 9 parashikon se Sekeretari ka kompetencë si vijon, kthehn në bazë të argumentave ligjore, kur ato bien në kundërshti me ligjin. Merret vetëm me këtë çështje. Agaçi pra duhet ta kishte kthyer për shqyrtim. Cila është pasoja? Një vendim që i vë në gjumë, se firmat tani duken si hekura. Këshilli Kombëtar i Territorit, miraton lejen e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, zonën dhe territorin, dhe këtu firma nuk është më e askujt tjetër, veçse e Edi Ramës. Tani, ky është vetëm një rast dhe njëra pse. Çdo prangosje e Agaçios, të çon automatikisht tek padroni i tij, Edvini, kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste për një kontratë dhe aferë të tillë. Ju duhet ta dini se Rama është shumë i mbërthyer në këtë aferë. Nga thesari i Ramës paguhen ende,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore, rihetim 21 Janarit e Gërdecit (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha berisha me gazetaret 11 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll