Bota

Fillon ‘përçarja’, rajoni i Kherson do t’i kërkojë Putinit të bëhen pjesë e Rusisë

11 Maj 2022, 13:13 Nga DOSJA
Fillon ‘përçarja’, rajoni i Kherson do t’i

UKRAINË– Forcat pro-ruse në qytetin jugor të pushtuar Kherson planifikojnë t’i kërkojnë Vladimir Putinit që ta inkorporojë atë në Rusi, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarake në Kherson, supozohet se konfirmoi një dekret që do të kërkojë që rajoni të bëhet një “subjekt i plotë i Federatës Ruse”.

Kherson, në Ukrainën jugore, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi. Ai është një vend i rëndësishëm strategjik, pasi ofron një pjesë të një korridori tokësor midis gadishullit të Krimesë dhe rajoneve separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.

Ukrainasit në Kherson kanë nisur një seri mitingjesh kundër pushtimit rus të rajonit, por forcat e mbështetura nga Rusia kanë shtyrë përpara planet e tyre. Kohët e fundit, ka pasur një përpjekje për të futur rubla ruse si monedhë.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Bjellorusia zhvendos trupat në kufi,Kievi bllokon tubacionin e gazit në Evropë

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota kirill stremousov lufta ukraine-rusi kirill stremousov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2022, 12:15

Shefi i OBSH-së censuroi internetin e Kinës

SHBA-Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se po censuroi internetin e Kinës pasi vuri në pikëpyetje qëndrueshm...