Bota

Vrasja e gazetares në Izrael, publikohen pamjet pas ngjarjes,kolegu i saj bërtet për ndihmë

11 Maj 2022, 12:54 Nga DOSJA
Vrasja e gazetares në Izrael, publikohen pamjet pas ngjarjes,kolegu i saj

IZRAEL- Janë publikuar pamjet pak sekonda pasi gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh të goditej për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet pasi u qëllua gazetarja, ku vijonin të shtënat dhe kamera ka kapur vendin ku gazetarja jordaneze kishte rënë e vdekur në rrugë, me një kolege të mbështetur pranë saj dhe  që bërtiste i dëshpëruar për ndihmë.

Ndërkohë, korrespondentja e rrjetit televiziv Al Jazeera në territoret palestineze u vra “ftohtësisht” nga forcat izraelite teksa mbulonte përleshjet në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi më herët sot rrjeti televiziv me bazë në Katar.

Footage shows the moments of Al Jazeera’s senior reporter Shireen Abu Aqla’s death.

In appearance, Israeli footage that says there was a Palestinian cross fire doesn’t fit with this location.

She is also wearing a helmet and body armour. pic.twitter.com/fYCMQqxlxf

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) May 11, 2022

Zvendësministrja e Jashtme e Katarit, Lolouah al-Hater theksoi se gazetarja e Al Jazeera ishte vrarë “me një plumb në fytyrë”. Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe Al Jazeera njoftuan vdekjen e gazetares nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë përleshjeve në kampin e refugjatëve në Jenin, një bastion i grupeve të armatosura palestineze në Bregun Perëndimor verior.

Akleh, një nga gazetarët më të shquara të Al Jazeera-s, u vra mëngjesin e sotëm nga zjarri i ushtrisë izraelite ndërsa mbulonte konfliktin në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë dëshmitarët okularë dhe zyrtarët palestinezë. Nga ana e tij, kryeministri izraelit Naftali Bennett vlerësoi se gazetarja “ndoshta” është vrarë nga të shtënat palestineze.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota sirin abu aklech vritet gazetarja e al jazeera sirin abu aklech vritet gazetarja e al jazeera

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2022, 12:15

Shefi i OBSH-së censuroi internetin e Kinës

SHBA-Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se po censuroi internetin e Kinës pasi vuri në pikëpyetje qëndrueshm...