Bota

Shanghai vendos kufizimet më të rrepta anticovid

11 Maj 2022, 12:03 Nga DOSJA
Shanghai vendos kufizimet më të rrepta anticovid

KINË- Shangai nw ditët e ardhshme do të kufizojw më tej aksesin në ushqim dhe spitale në disa pjesë të qytetit. Kjo do tw jetw faza më e rëndë e bllokimit të Shangait. Fqinjët e rasteve të Covid-19 dhe të tjerët që jetojnë afër po detyrohen gjithashtu në objektet e karantinës qeveritare. Shangai është tani në javën e shtatë të kufizimeve në mbarë qytetin.

Sipas BBC, rastet e konfirmuara kanë rënë ndjeshëm nga kulmi i tyre, por autoritetet ende nuk kanë arritur t’a quajnë “zero shoqërore”, ku nuk raportohet asnjë rast jashtë ambienteve të karantinës. Pavarësisht masave më të ashpra, zyrtarët e Shangait këmbëngulin që njerëzit që jetojnë në gjysmën e rretheve të qytetit tani janë të lirë të lënë shtëpitë e tyre dhe të ecin përreth.

Autoritetet gjithashtu kanë rritur masat që synojnë njerëzit që jetojnë afër rasteve pozitive, edhe nëse këto kontakte të ngushta rezultojnë negative. 

Masat e shtrënguara vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti i Kinës Xi Jinping përsëriti angazhimin e tij ndaj strategjisë së diskutueshme “zero-Covid”.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota shangai shangai

Sondazh

Poll