Bota

Eksperti: U desh shumë kohë që Izraeli ta njohë Kosovën, por tani janë hapur shumë dyer

11 Maj 2022, 11:35 Nga DOSJA
Eksperti: U desh shumë kohë që Izraeli ta njohë

KOSOVË- Eksperti Nimrod Goren, themelues dhe udhëheqës i Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, tha se duket se shumë dyer po hapen pas njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit.

Goren publikoi një fotografi të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Izrael dhe Ines Demirin, ndërkohë shkruajti në Twitter se ishte kënaqësi ta takonte kryediplomaten.

“Iu desh kohë Izraelit për ta njohur Kosovën, por tash që e bëri këtë duket se shumë dyer po hapen për bashkëpunimin dypalësh. Vizita e kësaj jave në Izrael nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla Sch ëarz e ilustron këtë, dhe ishte kënaqësi ta takoja në një pritje të drejtuar nga Ines Demiri,”-shkroi ai në Twitter.

It took #Israel time to recognize #Kosovo, but once it did – seems like many doors are opening for bilateral cooperation. This week’s visit to Israel by Foreign Minister @gervallaschwarz exemplified that, and it was a pleasure to meet her at a reception led by @InesDemiri1. pic.twitter.com/ECjCDkE2aP

— Nimrod Goren (@GorenNimrod) May 10, 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka përfunduar vizitën e saj të parë në Izrael me disa takime me përfaqësuesit e Parlamentit të këtij shteti. Në kuadër të vizitës bilaterale në Izrael, zëvendëskryeministrja vizitoi dje parlamentin e Izraelit ku u takua me përfaqësues të ndryshëm të Knesset-it.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla ines demiri nimrod goren donika gërvalla ines demiri nimrod goren

Sondazh

Poll