Bota

Apple do të ndërpresë prodhimin e iPod pas 21 vitesh

11 Maj 2022, 11:47 Nga DOSJA
Apple do të ndërpresë prodhimin e iPod pas 21 vitesh

SHBA-Kompania Apple, ka njoftuar se do të ndërpresë përdorimin iPod Touch, duke i dhënë fund një pajisjeje të vlerësuar gjerësisht për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit dëgjojnë muzikë.

Sipas BBC, CEO i Apple Steve Jobs, e prezantoi iPod Touch në 2007, teksa ishte prodhuar që në vitin 2001, dhe se mund të ruante 1000 këngë. Sot ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple. iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë prodhoi iPhone, i cili shpejt e la në hije iPod-in.

Ka pasur modele të ndryshme iPod gjatë viteve duke përfshirë Nano dhe Shuffle por iPod Touch, i cili u lëshua në 2007 është modeli i fundit që u ndërpre.

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota apple ipod touch apple ipod touch

Sondazh

Poll