Bota

Johnson zotohet të mbështesë Suedinë nëse vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO

11 Maj 2022, 13:00 Nga DOSJA
Johnson zotohet të mbështesë Suedinë nëse vendos

SUEDI- Kryeminsitri britanik Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Suedinë nëse vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Gjatë vizitës së tij në Suedi ku ai nënshkroi një marrëveshje në të cilën Britania zotohet të ndihmojë Suedinë dhe Finlandën në rast të një lufte të mundshme.

Jam i sigurt se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë çfarëdo veprimi që Suedia vendos të nisë. Ne do të jemi aq të dobishëm dhe të mbështesim sa të mundemi,” tha ai.

Ndërkohë kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se po shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme dhe NATO aktualisht është një prej tyre që është në tryezë.

Ne kemi pasur diskutime me disa vende se si e shohin ata këtë ‘periudhë gri’ derisa të jemi anëtarë të plotë. Ne kemi marrë siguri nga disa vende. Unë jam këtu me Boris Johnson sot, kam pasur një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz javën e kaluar, kam pasur gjithashtu ministrin tonë të jashtëm në Uashington javën e kaluar.”-tha ajo.

Ndërsa, kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se mundësia e anëtarësimit të vendit të saj në NATO ishte për sigurinë e qytetarëve të saj.

Nëse Finlanda e bën këtë hap historik, është për sigurinë e qytetarëve tanë. Anëtarësimi në NATO do të forcojë të gjithë komunitetin ndërkombëtar që qëndron për vlerat e përbashkëta.“-tha Marin.

Të dy vendet pritet të shpallin qëndrimet e tyre për anëtarësimin në NATO këtë javë në atë që mund të jetë një goditje serioze për Rusinë, ndërsa ushtria e saj lufton për të arritur përfitime vendimtare në Ukrainë.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota boris johnson ne suedi magdalena andersson suedia dhe finlanda ne nato boris johnson ne suedi magdalena andersson suedia dhe finlanda ne nato

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2022, 12:15

Shefi i OBSH-së censuroi internetin e Kinës

SHBA-Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se po censuroi internetin e Kinës pasi vuri në pikëpyetje qëndrueshm...