Bota

Kosova nënshkruan marrëveshjen mbi 6 milionë euro me BERZH-in për energjinë në Prizren

11 Maj 2022, 11:16 Nga DOSJA
Kosova nënshkruan marrëveshjen mbi 6 milionë euro me BERZH-in

KOSOVË- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçente për Prizrenin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave vlera e kësaj marrëveshje arrin vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20% janë grant. Ministri Murati ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Zëvendës Presidenti i BERZh z. Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq. Pilloux theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intensivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor. Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë.

Njoftimi i plotë:

Ministri Murati dhe Zëvendës Presidenti i BERZh nënshkruajnë marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim z. Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore në Marakesh kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin. Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20% janë grant, synon investimet në Efiçiencën e Energjisë së Ndërtesave Publike në Prizren.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në anën e tij, Zëvendës Presidenti i BERZh z. Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq. Gjithashtu, ai theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intenzivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, përkatësisht kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor. Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni alain pilloux berzh hekuran murati alain pilloux berzh hekuran murati

Sondazh

Poll