Politike

Meta takim me zyrtarët e OSBE-së, diskutuan për implikimet e agresionit Rus në Ballkan

11 Maj 2022, 12:08 Nga DOSJA
Meta takim me zyrtarët e OSBE-së, diskutuan për implikimet e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëkohësisht Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë për Evropën Juglindore, Z. Azay Guliyev dhe Kryetarin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Vincenzo del Monaco.

Në një postim në Facebook Meta informoi se në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit Rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Theksova se sfidë imediate e sigurisë për rajonin është zbatimi i agjendës destabilizuese të aktorëve të tretë që minon bashkëjetesën dhe demokracinë përmes faktorëve proxy. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe nisja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpreha besimin e plotë në eksperiencën dhe kapacitetin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për të kontribuar pozitivisht në zhvillimet demokratike dhe në forcimin e sigurisë e stabilitetit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, e në mënyrë të veçantë në rajonin tonë.”-tha Meta.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike azay guliyev ilir meta osbe ne tirane vincenzo del monaco azay guliyev ilir meta osbe ne tirane vincenzo del monaco

Sondazh

Poll