Bota

Vijimi i dialogut Kosovë-Serbi, optimizëm për arritjen e një marrëveshje për targat

11 Maj 2022, 10:39 Nga DOSJA
Vijimi i dialogut Kosovë-Serbi, optimizëm për arritjen e një

BRUSKEL- Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet të premten më 13 maj në Bruksel ku Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç.

Palët do të vijojnë bisedimet për të gjetur një marrëveshje për targat e automjeteve, energjinë në veri të vendit dhe personat e zhdukur ndërkohë që shihet me pozitivitet arritja e një pike të përbashkvt pas takimit të fundit midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Gjermani.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se takimi i radhës i kryenegociatorëve përveç diskutimeve për arritjen e marrëveshjeve ka qëllim edhe përgatitjen e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE do të vazhdojë të premten më 13 maj me një takim në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel. Qëllimi është të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një rruge përpara për një sërë çështjesh dhe të përgatitet takimi i ardhshëm i nivelit të lartë të dialogut. Të gjitha temat e diskutuara në takimin e fundit të kryenegociatorëve në prill do të jenë sërish në agjendë, veçanërisht targat, energjia dhe personat e zhdukur”, thotë Stano.

Takimi është konfirmuar dhe nga zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ku dhe informuar mbi temat që do të diskutohen në Bruksel midis palëve.

Me 13 maj, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel. Në këtë takim pritet të flitet për temën e targave dhe energjinë”, thotë Klisman Kadiu nga zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi petar petkoviç besnik bislimi dialogu kosove-serbi petar petkoviç

Sondazh

Poll