Bota

Zelenskyy: Forcat ukrainase rimarrin kontrollin e fshatrave në Kharkiv

11 Maj 2022, 09:39 Nga DOSJA

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar gjatë fjalimit të tij kombëtar se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv. Sipas The Guardian, gjithashtu ai u shpreh mirënjohës ndaj ushtarëve të Ukrainës për mbrojtjen e vendit dhe rezistencën e tyre.

“Forcat e Armatosura të shtetit tonë na dhanë të gjithëve lajme të mira nga rajoni i Kharkiv. Pushtuesit po largohen gradualisht nga Kharkiv. I jam mirënjohës të gjithë ushtarëve tanë që po mbrojnë vendin dhe po tregojnë rezistencë kundër pushtuesve. Dikur ushtria e dytë më e fuqishme në botë,” tha Zelenskyy.

 

Këshilltari i ministrisë së mbrojtjes Yuriy Saks tha se Ukraina kishte zbrapsur forcat ruse jashtë rrezes së Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe që ndodhet në veri-lindje, i cili ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm që nga fillimi i luftës.

“Operacionet ushtarake të forcave të armatosura të Ukrainës rreth Kharkiv, veçanërisht në veri dhe veri-lindje të Kharkiv, janë një lloj historie suksesi. Ushtria ukrainase ishte në gjendje t’i shtynte këta kriminelë lufte në një vijë përtej mundësive të artilerisë së tyre.” tha Saks.

Duke zmbrapsur forcat ruse që kishin pushtuar periferi të Kharkivit që nga fillimi i pushtimit, ukrainasit po lëvizin në distancën goditëse të linjave të pasme të furnizimit që mbështesin forcën kryesore sulmuese ruse më në jug.

LUFTA/ SHBA: Moska po përgatitet për një konflikt të gjatë, 40 miliardë dollarë ndihma

(d.d)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy yuriy saks lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy yuriy saks

Sondazh

Poll