Bota

 Komentatori ukrainas transmeton Eurovision-in brenda bunkerit (FOTO)

11 Maj 2022, 08:40 Nga DOSJA

UKRAINË-Komentatori i Ukrainës për Eurovision Song Contest 2022, Timur Miroshnychenko bëri transmetimin në një bunker ndërsa nata e parë e festivalit po zhvillohej në mes të pushtimit rus. Miroshnychenko ndodhej në një dhomë nëntokësore ndërsa përfaqësuesit e 17 vendeve u ngjitën në skenën e festivalit në Torino. Sipas mediave të huaja, në fotografitë e postuara në rrjete sociale, shihet Miroshnychenko nga bunkeri, ulur pranë një tavoline të vogël të rrethuar nga një aparat fotografik, drita, dhe një sërë kabllosh.

Pamja e vendit ku Miroshnychenko po transmetonte ishte me mure të shkatëruara dhe gjysëm të rënë. Edhe pse në ato kushte për shkakë të luftës ai e realizoj transmetimin për ukrainasit.

Miroshnychenko ka qenë komentator i Ukrainës që nga viti 2007, me përjashtim kur ai organizoi konkursin në vitin 2017, kur u zhvillua në Kiev.

LUFTA/ SHBA: Moska po përgatitet për një konflikt të gjatë, 40 miliardë dollarë ndihma

(d.d)dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota eurovision 2022 lufta ukraine-rusi timur miroshnychenko eurovision 2022 lufta ukraine-rusi timur miroshnychenko

Sondazh

Poll