Bota

Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime

11 Maj 2022, 09:07 Nga DOSJA
Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Ferizaj-Kaçanik në Kosovë ku është vrarë një 30-vjeçar dhe është plagosur i vëllai i tij.

Sot kanë dalë detaje të reja dhe 30-vjeçari i cili ka ndërruar jetë është identifikuar si H. Berisha. Ai është sulmuar me breshëri të shtënash me armë rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij K. Berisha, 32-vjeç, i cili është dërguar menjehërë në spital për trajtim mjekësor. Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona. Në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur. Ndërkohë policia po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe është në kërkim të personave që kryen vrasjen e 30-vjeçarit.

Njoftimi I Policisë së Kosovës:

Policia Rajonale e Ferizajt me datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona  kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të  dyshuarve, të kësaj ngjarje.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni vrasje ne kacanik vrasje në kosovë vrasje ne kacanik vrasje në kosovë

Sondazh

Poll