Bota

Grabitet nën kërcënimin e armës taksisti në Prishtinë, i marrin 90 euro dhe dy telefona

11 Maj 2022, 09:46 Nga DOSJA
Grabitet nën kërcënimin e armës taksisti në

KOSOVË- Punëtori i një kompanie taksish në Fushë Grashticë (Prishtinë) ka raportuar se dy persona të cilët janë paraqitur si pasagjer  në fillim e kanë grabitur më pas atë.

Shoferi ka treguar se pasi dy pasagjerët kanë mbërritur në lokacionin që kanë kërkuar nuk kanë paguar detyrimin por nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 90 euro dhe dy telefona të firmës.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, ndërkohë rastet e grabitjeve të taksistëve në Kosovë ditët e fundit janë rritur.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/ Fsh. Grashticë 10.05.2022 – 00:10. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor-vozitës Taxi ka raportuar se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjer të cilët kishin kërkuar që të i dërgoj në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës. Rasti nën hetime.

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni grabitet taksiste ne prishtine grabitje ne kosove grabitet taksiste ne prishtine grabitje ne kosove

Sondazh

Poll