Bota

Draghi në SHBA takon Biden: Nëse Putin ka menduar se mund të na ndajë ka dështuar

11 Maj 2022, 08:27 Nga DOSJA
Draghi në SHBA takon Biden: Nëse Putin ka menduar se mund të na

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian Mario Draghi. Në takimin Biden-Draghi, u diskutua dhe mbi krizën energjitike e sigurinë ushqimore, për të cilat dy liderët e kanë në vëmendje të veçantë.

Sipas La Repubblica, kryeministri italian i ka përcjellë Presidentin Biden klimën se si Italia dhe Europa po përjetojnë ngjarjet në Ukrainë.

“Në Itali e Europë, njerëzit duan t’u jepet fund kësaj dhune, kësaj masakre e kasaphane. Njerëzit mendojnë se si të kontribuojnë për të sjellë paqen, e ne, u shpreh Draghi, duhet të përdorim çdo kanal komunikimi direkt e indirekt për t’ja arritur kësaj,”-tha ai.

Mario Draghi, i cili ka nisur një vizitë dy ditore pune në SHBA ka deklaruar se Putin nuk mundi ti ndante SHBA dhe BE në luftën kundër pushtimit të Ukainës. 

“Nëse Putin ka menduar se mund të na ndaj, ka falimentuar. Jemi të bashkuar për të dënuar pushtimin e Ukrainës, për të ndihmuar këtë vend siç kërkon Presidenti ZelenskYy si dhe në sanksionet kundër Rusisë”– ka thënë Draghi.

Kryeministri italian, i cili ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Presidentit amerikan e në një moment kaq të vështirë e të komplikuar në panoramën ndërkombëtare europiane, e ka vlerësuar Biden si një mik europian.

Kryeministri italian, pritet të takohet sot me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, zonjën Nancy Pelosi si dhe kryetarët e grupeve politike të Kongresit amerikan.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota joe biden mario draghi takimi biden-draghi joe biden mario draghi takimi biden-draghi

Sondazh

Poll