Bota

Presidenti zviceran: Po përgatitemi edhe për përshkallëzim me bomba bërthamore

11 Maj 2022, 07:46 Nga DOSJA
Presidenti zviceran: Po përgatitemi edhe për përshkallëzim

ZVICËR- Presidenti federal i Zvicrës Ignazio Cassis deklaroi se Këshilli Federal po përgatitet për një skenar të mundshëm të bombave bërthamore. Lajmi u bë i ditur gjatë pyetësorit të kanalit zviceran ’20 Minuten’.

Sipas tio.ch, si pjesë e serialit “Live from the executive office”, 20 Minuten vizitoi Cassis në Pallatin Federal në Bernë. Aty ai iu përgjigj pyetjeve për neutralizimin, çmimet e karburantit, refugjatët, dërgimin e ndihmave, dërgimin e armëvë, për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, sanksionet, federatën ruse, sulmet bërthamore dhe rindërtimin e ukrainës.

Në momentin që kreu i shtetit u pyet për mundësinë e përdorimit të bombave bërthamore ai tha se Këshilli Federal është duke u përgatitur për një rast të till.

“Me një përshkallëzim të luftës ekziston mundësia e bombave bërthamore. Për këtë rast është duke u përgatitur edhe Këshilli Federal”-tha ai.

Rene u pyet sakaq se pse Zvicra nuk qëndron vërtet neutrale. Sipas tij,gjithmonë ka patur diskutime mbi neutralitetin e  Zvicrës.

“Ne mbetemi vërtet neutral këtë herë, megjithatë, shkelja e Kartës së OKB-së nga Rusia ishte aq e madhe sa nuk mund të qëndronim të heshtur. Ne duhej ta dënonim atë me zë të lartë dhe me forcë, përndryshe bota nuk do të ishte në rregull”-tha Cassis.  

Në vijim, Cassis u pyet gjithashtu për kërkesën për dorëzimin e armëve në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të ligjit të neutralitetit. Ju mund të flisni për këtë, por do të duhej një ndryshim në ligj për ta zbatuar atë”-shtoi ai.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota ignazio cassis lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy ignazio cassis lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll